Në mbrëmjen më të madhe të modës, Met Gala, pjesë e eventit ishte edhe Mira Murati.
Themeluesja e Thinking Machines dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI mori pjesë në edicionin e këtij viti, i cili u zhvillua me temën “Arti i Kostumit”, ku u mblodhën emrat të gjithë të famshmit.

Murati u shfaq me një fustan të zi elegant, të zbukuruar me gurë të verdhë dhe me një dekolte të hapur, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
Kjo nuk është hera e parë që ajo merr pjesë në Met Gala. Në vitin 2024, ajo u paraqit me një fustan të Christian Dior të vitit 1951.

