Aktualitet Lajme Politike

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Belinda Ballukut për shuarjen e masës “Pezullim nga detyra”

Tiranë/ Apeli i Posaçëm në GJKKO ka rrëzuar kërkesën e deputetes Belinda Balluuku, për heqjen e masës ‘pezullimi nga detyra’ masë e cila nuk është më në fuqi sipas mbrojtjes, përderisa Balluku nuk është më as zv/kryeministre dhe as ministre.

Gjykata e Posaçme firmosi vendimin për ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun më 19 nëntor, në kohën kur Balluku mbante funksionin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku akuzohet për veprën penale ‘shkelje e barazisë në tendera’ dhe është marrë e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ndërsa po hetohet për 7 lotet e Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për 3 procedura të tjera tenderuese.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur