Aktualitet Lajme Lifestyle

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Tirane – Mijëra besimtarë u mblodhën sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Kreu i KMSH-së ka përcjellë edhe një mesazh urimi para besimtarëve, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit, respektit dhe bashkëjetesës mes njerëzve.

Në fjalën e tij, ai u shpreh se Kurban Bajrami është një festë që i fton besimtarët të largohen nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit.

“Kurban Bajrami është festa që na mëson të largohemi nga egoizmi, urrejtja, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë të shenjtë, Allahu na kujton në Kuranin Famëlartë: ‘O ju njerëz, ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni me njëri-tjetrin. Më i miri te Allahu është ai që është më i devotshëm’. Ky ajet është një mesazh i madh për të gjithë: të jetojmë me respekt dhe me dinjitet ndaj njëri-tjetrit”, tha kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur