Bota Lajme

Dosja ‘Epstein’/ Publikohen dëshmitë e Bill dhe Hillary Clinton: Nuk kemi lidhje

Një komision i Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar videot e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth të dënuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein.

Dy bashkëshortët u morën në pyetje për afro 4 orë e gjysmë secili. Si Bill ashtu edhe Hillary kanë mohuar se kanë pasur dijeni për krimet e Epstein-it dhe nuk janë akuzuar për asnjë shkelje në lidhje me të.

Hillary dhe Bill Clinton
Hillary dhe Bill Clinton

Bill Clinton u pyet për një fotografi të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë, ku ai shfaqet në një vaskë me ujë të nxehtë. Kongresmeni që bëri pyetjen tha se publiku është i interesuar të dijë “kontekstin” dhe “detajet” e fotos.

I pyetur për një person tjetër në foto, identiteti i të cilit është fshirë nga Departamenti i Drejtësisë, Clinton përgjigjet dy herë: “Nuk e di kush është ai.”

Ai shton se kishte edhe persona të tjerë në pishinën pranë, e cila ndodhej ngjitur me vaskën me ujë të nxehtë, dhe se ata ishin pjesë e delegacionit të tij udhëtues, duke theksuar se nuk kishte fëmijë të pranishëm.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur