Aktualitet Lajme Lifestyle

Punimet për resortin e dhëndrit të Donald Trump në Zvërnec, reagon IKMT

Vlorë – Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka dalë me një deklaratë sqaruese për punimet që kanë nisur në zonën Pishë Poro – Nartë, për ndërtimin e resortit luksoz dhe marinës nga dhëndri i Presidentit amerikan Donald Trump.

Në vijim edhe të shqetësimeve të shprehura në publik, IKMT ka kryer verifikime në terren, nga ku është konstatuar se në emrin e personit juridik “Albania Land Development” po kryheshin punime rrethimi dhe punime përgatitore për rrugët e aksesit të resortit.

Inspektoriati sqaron se këto punime rezulton se po kryhen nga subjekti zhvillues shoqëria “Zvërnec South Adriatic Development” sh.p.k dhe leja e rrethimit dhe punimeve përgatitore është lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, i cili kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Ky projekt bën fjalë për resortin dhe marinën luksoze që dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, pritet të ndërtojë në zonën e Zvërnecit.

Megjithatë, deri tani leja mbetet e pazbuluar dhe kompania që po kryen punime, raportohet se po bën vetëm rrethimin me gardh të pronës.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur