Aktualitet Bota Lajme

SHBA-Iran, optimizëm për një marrëveshje mes palëve! Lufta në Liban, pritet bisedë telefonike mes liderëve

Pakistani negociator nisi një tur takimesh në Teheran dhe në rajon në kuadër të bisedimeve për paqe dhe një raundi të dytë negociatash mes SHBA dhe Iranit. Shefi i Shtabit të Ushtrisë Pakistaneze Asim Munir nisi bisedime të thelluara sot me zyrtarët iranianë, me të cilët diskutoi komunikimet e fundit me Shtetet e Bashkuara.

Ai takoi si fillim kryetarin e parlamentit iranian Mohamad Ghalibaf ndërsa axhenda pakistaneze përbëhej këtë të enjte edhe me një tur takimesh të nisur nga kryeministri Shehbaz Sharif, i cili u ndal në Katar ndërsa do të takojë edhe zyrtarë në Arabinë Saudite dhe Turqi, në kuadër të përpjekjeve të aktorëve rajonalë për paqe.

Mbrëmjen e së mërkurës, Zëdhënsja e Shtëpisë së Bardhë tha se administrata amerikane është optimiste për fazën në vijim dhe konfirmoi se bisedimet mes palëve janë pozitive dhe po vijojnë.

Me bllokadën detare amerikane që vijon Reuters thotë se Irani ka prezantuar tek ndërmjetësuesit idenë e një lirimi të pjesshëm të ngushticës së hormuzit, me pjesën e ujërave të Omanit që mund të jenë të lira nga ccdo kërcënim ushtarak Iranian. Një ditë më parë Pasdaranët kërcënuan me bllokimin e kalimit për në detin e kuq nëse SHBA-të nuk heqin bllokadën e tyre detare nga e cila janë kthyer pas 10 anije që kanë tentuar të cajnë rrethimin që prej nisjes së saj.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur