Futboll Sport

Reali hap procedurë disiplinore ndaj Valverdes dhe Tchouamenit

Real Madridi ka dalë me komunikatë zyrtare pas incidentit të ndodhur në qendrën stërvitore të klubit, ku janë përfshirë Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni.

Klubi madrilen ka bërë të ditur se ka nisur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve, pas përplasjes së ndodhur gjatë ditës së enjte.

Në një komunikatë tjetër, Reali ka konfirmuar edhe gjendjen shëndetësore të Valverdes. Sipas klubit, mesfushori uruguaian ka pësuar lëndim në tru pas përplasjes me Tchouamenin.

Pas testeve mjekësore, Valverde është diagnostikuar me lëndim në tru, ndërsa aktualisht ndodhet në shtëpi në gjendje të mirë.

Real Madridi ka njoftuar se futbollisti do të pushojë nga 10 deri në 14 ditë, sipas udhëzimeve të stafit mjekësor.

Klubi ka theksuar se do të vazhdojë t’i informojë opinionin pas përfundimit të procedurave përkatëse.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së