Aktualitet Lajme

Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-n; Ia vlen të bëhesh ushtarak

Shqiperia-ne-panairin-e-Berlinit

Kushdo që zgjedh një profesion apo vend pune e bën këtë, në fund të fundit, me një synim të qartë: të maksimizojë të ardhurat. Në një treg pune që po ndryshon shpejt, me kërkesë në rritje për disa profesione dhe mungesë punonjësish në të tjera, pagat po bëhen një tregues i qartë se ku po zhvendoset ekonomia.

Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto arriti në 84 mijë lekë në vitin 2025, duke u rritur me 8.6% në krahasim me një vit më parë. Rritja është reflektuar pothuajse në të gjitha sektorët e ekonomisë dhe në shumicën e profesioneve, por disa prej tyre kanë përfituar më shumë se të tjerët nga zhvillimet e fundit ekonomike.

 

Sektorët që paguajnë më shumë

Sipas aktiviteteve ekonomike, aktivitetet financiare dhe të sigurimit vijojnë të mbeten sektori më i paguar në vend. Në vitin 2025, paga mesatare në këtë sektor arriti një rekord prej 161 mijë lekësh në muaj, me një rritje prej 6.3% krahasuar me një vit më parë.

Një tjetër sektor që po konsolidohet ndër më të paguarit është teknologjia e informacionit dhe komunikacionit. Ky sektor, i nxitur nga zhvillimet teknologjike dhe mungesa e specialistëve të kualifikuar, paguan mesatarisht 127 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 8.5% në vitin 2025.

 

Administrata publike dhe mbrojtja shënuan një tjetër moment simbolik. Për herë të parë paga mesatare në këtë aktivitet arriti 100 mijë lekë në muaj, duke e bërë sektorin e tretë më të paguar në vend, me një rritje vjetore prej 9.2%.

Profesionet më të paguara

Sipas grup-profesioneve, më të mirëpaguarit vijojnë të jenë menaxherët, ligjvënësit, nëpunësit e lartë dhe drejtorët ekzekutivë, me një pagë mesatare prej 132 mijë lekësh në muaj në vitin 2025, ose 6.7% më shumë se një vit më parë.

Arsimi vijon të mbetet një faktor i rëndësishëm për të ardhurat. Specialistët me arsim të lartë paguhen mesatarisht 111 mijë lekë në muaj, me një rritje prej 8.8% krahasuar me vitin 2024.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur