Aktualitet Kronike Lajme Ndërkombëtare

Përfundon pengmarrja që zgjati mbi 15 orë në Kaliforni, FBI vret autorin, shpëtohen 10 pengjet

Një situatë dramatike që zgjati mbi 15 orë në qendër të qytetit të Bakersfield, Kaliforni, ka përfunduar të mërkurën me eliminimin e pengmarrësit dhe shpëtimin e të gjithë pengjeve.

Konflikti nisi pasditen e së martës, rreth orës 13:00, kur autoritetet morën një telefonatë për një kërcënim me bombë në ndërtesën katërkatëshe ku ndodhej një degë e “Chase Bank”. 41-vjeçari Anthony Scott Searles-Harris, i cili rezultonte të ishte një shkelës seksual i regjistruar dhe me histori dhune, u mbyll brenda godinës duke mbajtur peng 10 persona.

Masat e sigurisë

Gjatë orëve të pengmarrjes, zona përreth ndërtesës, duke përfshirë Bashkinë dhe selinë e policisë, u evakuua plotësisht, ndërsa qytetarët u paralajmëruan të qëndronin larg perimetrit të sigurisë. Dëshmitarët okularë, si transmetuesi Jacob Davidson, e përshkruan praninë e forcave të rendit si “më të madhen e parë ndonjëherë në këtë qytet”.

Autoritetet federale dhe lokale po vijojnë hetimet për të zbardhur motivet e sakta të këtij kërcënimi dhe incidentit të rëndë, i cili fatmirësisht përfundoi pa viktima në mesin.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur