Aktualitet Kronike Shqipëria

ALARM në Vlorë! Katër betoniereve të tonazhit të rëndë u vihet FLAKA me benzinë gjatë natës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të vona të natës në zonën e Fushë Dukatit në Vlorë. Ku katër betoniere të tonazhit të rëndë janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri pune, në pronësi të biznesmentit Blerti Mehillaj.

Bazuar në të dhënat praraprake të dhëna nga burime për mediat, mjetet e punës kanë qenë të parkuara në ambientet e kantierit në momentin e ngjarjes, dhe dyshohet se një person ka hyrë në zonë, i ka spërkatur me benzinë dhe më pas u ka vënë flakën.

Katër mjetet janë djegur pjesërisht, ndërsa flakët kanë shkaktuar panik në zonë. Mësohet se në vendin e ngjajres kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe nisjen e hetimeve.

Grupi hetimor është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, kqyrjen e kamerave të sigurisë dhe identifikimin e autorit/autorëve.

You may also like

Shqipëria Sport

Vetëm 11 minuta në 14 ndeshje te Lazio, Elseid Hysaj merr vendimin për të ardhmen

Situata e Elseid Hysajt te Lazio duket se ka arritur në një pikë pa kthim, me mbrojtësin shqiptar që po
Shqipëria Sport

Zyrtare: Antonio Delaj huazohet te Skënderbeu deri në fund të sezonit

Antonio Delaj është zyrtarisht lojtar i KF Skënderbeu. Sulmuesi 22-vjeçar do të veshë fanellën bardhekuqe në formë huazimi deri në