Aktualitet Kronike Lajme

Vrau vjehërrit e saj dhe trupat e copëtuar i futi në valixhe, VULOSET për të dytën herë dënimi me 30 vite burg për shqiptaren, Elona Kalesha

Është konfirmuar dënimi me 30 vite  burg për Elona Kaleshën, 41-vjeçaren shqiptare e cila dyshohet se vrau vjehrritë e saj, Teutën dhe Shpëtim Pashon, prindërit e ish të dashurit të saj, Taulantit.

Vendimi u dha ditën e djeshme nga Gjykata e Kasacionit, e cila hodhi poshtë ankesën e avokatëve mbrojtës të gruas, Federico Febbo dhe Antonio D’Orzi.

Kujtojmë se dy viktimat u zhdukën në nëntor 2015 (një ditë para se Taulanti, i ndaluar në Sollicciano për çështje të lidhura me drogën, të lirohej nga burgu) dhe pas 5 vitesh, u lokalizuan trupat e tyre të pajetë të copëtuar dhe të futur në katër valixhe të braktisura në një fushë midis burgut Fi-Pi-Li dhe Sollicciano.

Fillimisht u spekulua se çifti ishte larguar vullnetarisht nga Italia. Mirëpo hetimet e shtrira në një periudhë të gjatë kohore nxorrën në pah se ata u vranë në mënyrë brutale nga nusja e tyre.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes.

Një valixhe, pastaj një tjetër dhe një tjetër, ishin katër valixhe të cilat, pas zbulimit të së parës, dolën nga një fushë midis autostradës Firence-Piza-Livorno dhe burgut Sollicciano.

Brenda, ishin mbetjet e frikshme të një burri dhe një gruaje. Ishte dhjetori i vitit 2020 dhe brenda pak ditësh karabinierët arritën të zbulonin se ato trupa i përkisnin Shpëtim dhe Teuta Pashos , bashkëshortëve shqiptarë të zhdukur që prej 1 nëntorit pesë vite më parë.

Ata nuk ishin zhdukur, por rezultuan të ishin viktima të një vrasjeje . Kush mund t’i kishte vrarë ata? Duke marrë parasysh një diferencë të konsiderueshme kohore, prokurori u përqendrua në rrethin familjar të çiftit dhe në pak ditë rrethi u shtrëngua rreth Elona Kaleshës,  në momentin e zhdukjes, ajo ishte e dashura e djalit të Pashos, Taulantit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur