Aktualitet Bota Lajme Show Biz

Ish-burri i Missé Beqirit gjendet i vdekur në Spanjë, dyshohet aksident tragjik

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Spanjë, ku ish-ylli i reality show-t “TOWIE”, Jake Hall, është gjetur pa shenja jete në një vilë të marrë me qira.

Sipas mediave britanike, 35-vjeçari, i njohur edhe si ish-bashkëshorti i modeles shqiptare Missé Beqiri, është gjetur nga policia me lëndime fatale në kokë brenda ambientit të vilës.

Autoritetet spanjolle dyshojnë se vdekja e tij mund të ketë ardhur si pasojë e një aksidenti, pasi ai mund të jetë përplasur me një derë xhami gjatë një feste që po zhvillohej në shtëpi. Në vendngjarje kanë qenë edhe disa persona të tjerë, të cilët janë marrë në pyetje nga policia.

Trupi i tij pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Palma të Majorkës për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur