Motra e Gjestit, Blerina është së fundmi në qendër të vëmendjes në media dhe rrjetet sociale, pas fejesës.
Përmes disa videove dhe fotografive të publikuara në Snapchat, ajo u shfaq e veshur me një fustan elegant nusërie. Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur dyshime se Blerina pas fejesës mund të kishte kurorëzuar në dasmë dashurinë e saj.


Megjithatë, Blerina ka sqaruar gjithçka përmes një postimi në profilin e saj, duke treguar se nuk bëhej fjalë për martesë, por thjesht për prova të fustaneve të nusërisë.
“O sjom martu hala, jo veç prova”, shkroi ajo me humor.

