Lajme

Frikë nga sulmet e Iranit/ Aeroporti i Tiranës pezullon fluturimet drejt Izraelit dhe Dubai!

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njoftoi pezullimin e fluturimeve drejt Tel Avivit dhe Dubait.

Përmes një njoftimi zyrtar TIA këtë të dielë, tha se fluturimet janë ndërprerë pa afat, deri në një njoftim të dytë, për shkak të luftës si dhe mbylljes së hapësirave ajrore në disa zona të rajonit.

 

Aeroporti u rekomandoi pasagjerëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion të përditësuar mbi rezervimet dhe opsionet alternative të udhëtimit, duke njoftuar se çdo ndryshim i situatës do të komunikohet në kohë reale.

Fluturimet direkte mes Tiranës dhe Tel Avivit nisën vitin e kaluar për shkak të rritjes së fluksit të udhëtimeve.

Kohët e fundit Shqipëria po vizitohet gjithmonë e më shumë nga turistët izraelitë, por vala e re e konfliktit mesa Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë këtë fluks.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur