Janë identifikuar 2 të rinjë nga Kosova të cilët humbën jetën pasditen e kësaj të marte të cilët u mbytën gjatë notimit në bregdetin e Shëngjinit, në zonën “Rana e Hedhun”.
Mësohet se viktimat janë shtetasit Leonid Alia nga Fushë Kosovë dhe Jetmir Çopa nga Prishtinë.
Ndërsa të shtuar në spitalin e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën ndodhen shtetasit Dion Myftari, Arbër Beqaj dhe Drilon Rrustemi.
Në zonën ku 2 të rinjtë u shuan përgjithmonë nuk ka pasur kulla vrojtimi e as flamuj të kuq në det të cilët përdoren si sinjalizues që pushuesit të mos futen në det, në ditët kur situata duket e rrezikshme, si në ditën e sotme kur deti thuhet se ka qenë me trazira.
2 të rinjtë shënojnë viktimat e para për këtë sezon veror në bregdetin e Shëngjinit.

