Futboll Sport

“Profesori” i Europa Ligë: Emery fiton finalen e pestë europiane

Unai Emery vazhdon të shkruajë histori në arenën europiane. Trajneri spanjoll shtoi një tjetër trofe në koleksionin e tij pasi udhëhoqi Aston Villën drejt triumfit në Europa League, duke konfirmuar edhe një herë statusin si një nga specialistët më të mëdhenj të finaleve europiane.

Me suksesin e fundit, Emery ka fituar tashmë pesë trofe në këtë kompeticion, ndërsa ka humbur vetëm një finale nga gjashtë të luajtura gjatë karrierës së tij.

Humbja e vetme në një finale erdhi në vitin 2019, kur Arsenali u mposht nga Çelsi. Përveç atij zhgënjimi, trajneri spanjoll ka dominuar Europën me skuadrat që ka drejtuar, duke ndërtuar reputacionin e një trajneri që di si të fitojë në netët më të rëndësishme.

Falë këtij triumfi, Emery barazoi një rekord historik në futbollin europian, duke arritur në kuotën e pesë finaleve madhore europiane të fituara, po aq sa Karlo Ançeloti, Zhoze Mourinho dhe Xhovani Trapatoni.

Emri i tij tashmë renditet mes trajnerëve më të suksesshëm në historinë e kompeticioneve europiane, ndërsa puna e bërë me Aston Villën po konsiderohet si një nga historitë më të mëdha të sezonit në futbollin anglez dhe europian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së