Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump kritikoi ashpër atë që e përshkroi si një sërë pretendimesh të rreme rreth saj dhe abuzuesit famëkeq seksual Jeffrey Epstein. Sipas saj, të gjitha janë gënjeshtra të turpshme.
Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump kritikoi ashpër “gënjeshtrat që më lidhin me të turpshmin Jeffrey Epstein” në komentet e saj nga Shtëpia e Bardhë të enjten, duke u përpjekur të distancohej nga shkelësi i dënuar seksual.
Në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, ajo i bëri thirrje Kongresit të mbajë seanca dëgjimore që u lejojnë viktimave të tij të dëshmojnë në Capitol Hill.
“Nuk kam qenë kurrë mikeshë me Epstein. Unë dhe Donaldi ishim të ftuar në të njëjtat festa me Epsteinin herë pas here, pasi mbivendosja në rrethet shoqërore është e zakonshme në New York City dhe Palm Beach”, tha zonja e parë në një deklaratë për gazetarët.
“Për të qenë e qartë, nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie me Epsteinin ose bashkëpunëtoren e tij, [Ghislaine] Maxwell.” Melania Trump i bëri thirrje Kongresit të sigurojë një forum për viktimat e Epstein për të dëshmuar në Capitol Hill.
“I bëj thirrje Kongresit që t’u ofrojë grave që janë viktimizuar nga Epstein një seancë dëgjimore publike të përqendruar posaçërisht tek të mbijetuarat, t’u japë këtyre viktimave mundësinë për të dëshmuar nën betim para Kongresit me fuqinë e dëshmisë së betuar”, tha ajo.
Nuk ishte e qartë se çfarë e shtyu Melania Trump të komentonte për Epstein, i cili më parë ishte mik i Presidentit Trump. Njoftimi për median të mërkurën se ajo do të bënte një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të enjten nuk tregonte se për çfarë planifikonte të fliste.

