Futboll Sport

Lojtarët që morën “në qafë” Igli Taren, tek Milani

Ndryshime të mëdha priten te Milani pas sezonit zhgënjyes dhe emri i parë që mund të largohet është ai i Igli Tares.

Gazetari i njohur italian, Xhanluka Di Marzio, ka deklaruar se drejtori sportiv shqiptar po përballet me presion të madh nga pronarët e klubit për shkak të disa transferimeve që nuk kanë bindur.

Sipas tij, afrimet e Kristofer Nkunkut dhe Ardon Jasharit konsiderohen si investime që nuk kanë dhënë rezultatet e pritura, duke bërë që Tare të jetë një nga figurat që mund të “sakrifikohet” në fund të sezonit.

“Këto janë ditë vendimtare. Tani është e qartë se i pari që do të sakrifikohet është Igli Tare. Vazhdimi i ndryshimeve të drejtorëve dhe trajnerëve nuk është shenjë vazhdimësie, por pronarët duket se kanë vendosur ta paguajë ai për disa marrëveshje që nuk kanë bindur”, ka deklaruar Di Marzio.

Megjithatë, gazetari italian shtoi se Tare kishte bindur Luka Modriçin ta zgjidhte Milanin dhe kishte luajtur rol të rëndësishëm në projektin sportiv të klubit.

Sidoqoftë, e ardhmja e ish-drejtorit të Lazios në “San Siro” mbetet e pasigurt, ndërsa drejtuesit e Milanit po analizojnë lëvizjet për sezonin e ardhshëm.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së