Aktualitet Kronike Lajme

U arratis nga burgu famëkeq i Koridhalosit/ Kush është shqiptari që arriti të dilte nga qelia

GREQI- Shqiptari Edmond Tafa u arratis nga burgu famëkeq grek i Koridhalosit. 48-vjeçari i dënuar për trafik droge ka arritur të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos në Greqi.

Edmond Tafa ka shfrytëzuar momentin kur është hapur porta në momentin që do të nxirreshin jashtë mbeturinat e burgut dhe ka arritur të largohet me vrap. Më pas, forca të shumta policore janë vënë në ndjekje të tij por ende nuk kanë arritur ta kapin.

Dyshohet se shqiptari është larguar përmes rrugica ndërsa ende nuk dihet nëse ka qenë plan i organizuar apo arratisje spontane, por po shqyrtohen rrethanat në të cilat u bë e mundur arratisja, si dhe çdo përgjegjësi në funksionimin e masave të sigurisë në burg.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur