Aktualitet Lajme

Plot 27 vite nga masakra në Gjakovë! Serbët vranë fëmijë, gra e burra dhe i dogjën brenda shtëpive të tyre, 10-vjeçari arriti të shpëtonte duke u shtirur si i vdekur

Nata mes 1 dhe 2 prillit përkon me 27-vjetorin e masakrës në Gjakovë ku serbët u morën jetën mizorisht burrave,grave dhe fëmijëve.

Mbi 60 shqiptarë të lagjes Qerim në Gjakovë u masakruan nga forcat serbe. Në orët e vona të mbrëmjes së 1 prillit dhe minutat e para të 2 prillit, burra gra e fëmijë u vranë mizorisht nga serbët. Akoma më prekëse mbetet fakti që disa prej tyre janë djegur të gjallë nga serbët, të cilët nuk pyesnin nëse shtëpitë kishin fëmijë apo gra.

Shtëpitë e zonës u shkrumbuan bashkë me trupat e njerëzve të gjallë e viktimave.

28 persona të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi të strehuar dhanë frymën e fundit pasi trupat e tyre u shkrumbuan të gjallë.

Nga ana tjetër u vranë dhe u dogjën bashkë me shtëpitë edhe të katër anëtarët e familjes Cana dhe katër nga familja Gërçari.

Në po të njëjtin vit, më 1 prill, në fshatin Lubeniq të Pejës në orët e para të mëngjesit, formacionet ushtarake, policore, militare dhe paramilitare rrethuan nga të gjitha anët fshatin cili shtrihet rrëzë Alpeve Shqiptare dhe në mes të fshatit Raushiq dhe Strellc, ku vranë shumë individë.

I mbijetuari i vetëm nga masakra serbe ishte Dren Caka, i cili asokohe ishte vetëm 10 vjeç, arriti të shpëtonte kokën e tij duke u fshehur mes trupave të pajetë dhe duke u shtirur si i vdekur. Në dëshminë e dhënë përpara Tribunalit të Hagës, Caka rrëfeu tmerrin e asaj nate kur gratë dhe fëmijët u nxorën nga bodrumi dhe u ekzekutuan pa mëshirë. Ndërsa shtëpitë ku ata ndodheshin u shkrumbuan brenda sekondave.

Pas 27 vitesh kjo ngjarje përkujtohet si një thirrje për drejtësi dhe kujtesë. Edhe pse ka lënë një plagë të madhe për familjarët e viktimave e jo vetëm, masakra e Qerimit mbetet një dëshmi se vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës nga serbët nuk do të harrohen kurrë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur