Një plazh i ri është hapur në Dubai, dhe ky nuk është një plazh i zakonshëm, por është i pari dhe i vetmi në llojin e tij në botë! Ky është plazhi i parë në botë ekskluzivisht vetëm për gra, i cili funksionin 24 orë në ditë dhe premton privatësi të plotë.
Plazhi ndodhet në zonën Al Mamzar, në verilindje të emiratit, dhe ka nisur të presë banore dhe turiste që nga fillimi i këtij muaji.
Nga ana e autoriteteve janë vendosur rregulla të forta sigurie, ku fotografimi është i ndaluar dhe zona monitorohet me sisteme inteligjente mbikqyrjeje për të garantuar kështu sigurinë e grave dhe vajzave që frekuentojnë plazhin.
E gjithë struktura operon vetëm me femra, duke filluar nga rojet bregdetare e dei te ato të sigurisë, të gjitha janë gra, teksa ka një zonë të veçantë për fëmijë.
Sipas autoriteteve të Dubait, projekti është pjesë e një investimi më të madh për zhvillimin e plazheve publike në qytet, me një vlerë që arrin rreth 700 milionë euro.
Ndryshe nga zonat e tjera në Emiratet e Bazhkuara Arabe, të cilat ofrojnë akses vetëm në disa ditë të caktuara apo ambiente specifike, ky kështë i pari plazh që ofron akses të plotë 24 orë.

