Donald Trump priti ditën e djeshme në Shtëpia e Bardhë ekuipazhin e misionit historik hënor Artemis II.
Katër astronautët, komandanti Reid Wiseman, piloti Victor Glover, specialistët e misionit Christina Koch dhe Jeremy Hansen, iu bashkuan presidentit në Zyrën Ovale për një takim festiv dhe një konferencë për shtyp.
“Jemi shumë krenarë për këta njerëz. Ata kanë një guxim të pabesueshëm, si dhe shumë gjëra të tjera të pabesueshme”, tha Trump në fillim të konferencës.
“Për të hyrë atje, duhet të jesh shumë i zgjuar, duhet të bësh shumë gjëra mirë fizikisht. Kështu që nuk do të kisha pasur problem ta arrija, jam shumë, shumë i mirë fizikisht. Ndoshta pak problem. Do të duhet ta provojmë,” shtoi ai.
Misioni përfundoi në brigjet e San Diego më 10 prill, kur kapsula Orion, e quajtur “Integrity”, u ul në mënyrë të kontrolluar në Oqeanin Paqësor pas një odiseje 10-ditore rreth Hënës.
Trump kishte përgëzuar më herët NASA për suksesin e misionit, duke shkruar në Truth Social se ishte shumë krenar për ekuipazhin “e shkëlqyer dhe shumë të talentuar”.

