Aktualitet Lajme Politike

“Je llum brenda llumit! Hajdut i vogël”, plas keq mes Erion Braçes dhe Agron Shehajt në Kuvend

Tianë – Një debat ka ndodhur në seancën e sotme në Kuvend mes deputetit socialist Erion Braçe dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe i tha Shehajt se është nga “parelinjtë” që duan të vendosin edhe më fort diktatin e parasë.

“Je i njëjti soj, i llojit të parelinjve në këtë vend që duan të vendosin edhe më fort diktatin e parasë, ky je ti”, iu drejtua Braçe nga foltorja Shehajt.

Edhe pse u ul në vendin e tij, tensionet mes dy deputetëve nuk u ulën. Ishte Shehaj ai që iu drejtua Braçes me fjalët: “Je llum brenda llumit, ky je ti. Hajdut i vogël”.

Kjo solli irritimin e deputetit socialist, i cili u ngrit nga vendi dhe shkoi drejt Shehajt duke iu drejtuar me fjalë ofenduese.

Është dashur ndërhyrja e deputetëve të tjerë që situata të qetësohej. Më pas, kryeparlamentari Niko Peleshi ndërpreu për 5 minuta seancën.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur