Ish-trajneri i Tottenhamit, Tim Sherwood, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe te Real Madrid.
Sherwood deklaroi për “Sky Sport News” se ardhja e mundshme e Jose Mourinho në stolin e madrilenëve mund të sjellë largimin e menjëhershëm të Mbappes nga klubi.
“Jam i bindur se Jose Mourinho është trajneri i duhur për ta rikthyer Real Madridin në rrugën e suksesit. Por, për mua, ardhja e tij do të bënte që Mbappe të largohej nga skuadra”, deklaroi Sherwood.
Sipas tij, Mourinho nuk do të pranonte lehtësisht privilegje apo mungesë disipline në ekip, duke lënë të kuptohet se raporti mes portugezit dhe yllit francez mund të ishte i vështirë.
Ndërkohë, mediat spanjolle vazhdojnë të raportojnë se rikthimi i “Special One” te Real Madridi mbetet një mundësi reale për sezonin e ardhshëm.

