Lajme Politike

S’ka marrëveshje për emrin e Presidentit të Kosovës, Abdixhiku: E vështirë konsensusi politik!

Takimi mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit përfundoi pa asnjë marrëveshje për postin e presidentit të Kosovë. Kreu i LDK-së doli nga Kuvendi dhe e tha troç: nuk ka konsensus.

Ai deklaroi se takimi me Albin Kurtin nuk solli as emra dhe as konsensus për zgjedhjen e presidentit.

“S’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte vullnet për konsensus. Imponimet nuk janë zgjidhje për LDK-në”, deklaroi Abdixhiku para mediave. Ai shtoi se është i hapur për një takim tjetër, nëse kjo do të sillte rezultat, por u shpreh skeptik për idenë që secila parti të shkojë në seancë me kandidatin e vet.

“Për garë, LDK-ja nuk ka zgjidhje. Ajo procedurë është e paraparë për të dështuar”, tha ai, duke paralajmëruar se një skenar i tillë do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Edhe Kurti, para takimit, shmangu emrat konkretë dhe u mjaftua me një fjali: “Duhet dikush që i siguron 80 vota”. Më herët ai kishte përmendur Murat Jasharin si figurë të përshtatshme, por vetë Jashari tha se nuk ka ambicie për këtë post.

Murat Jashari
Murat Jashari

Nga ana tjetër presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur dëshirën për një mandat të dytë, ndërsa opozita e ka kritikuar për njëanshmëri në favor të qeverisë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur