Çmimet e naftës “do të bien shpejt me përfundimin e shkatërrimit të kërcënimit bërthamor të Iranit”. Kështu deklaroi Donald Trump në rrjetin e tij social Truth Social. Rritja e çmimeve është “një çmim i vogël për t’u paguar për paqen dhe sigurinë e SHBA-së dhe të botës. Vetëm të çmendurit mendojnë ndryshe”, theksoi Trump.
Çmimi referencë i naftës ka kaluar 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2022. Mojtaba Khamenei, djali i Ajatollah Ali Khameneit, është emëruar udhëheqësi i ri suprem i vendit. Trump ishte shprehur më herët se Mojtaba do të ishte zgjedhje “e papranueshme”, kurse Izraeli u përbetua se do të shënjestronte çdo pasardhës të Ali Khameneit.

