Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në qeveri. Takimi mes kreut të qeverisë dhe Presidentit zgjati 40 minuta dhe u zhvillua në Pallatin e Brigadave, për shkak se Presidenca është në rikonstruksion.

Kryeministri do t’i propozojë Begajt shkarkimin e 7 ministrave, mes tyre edhe Belinda Ballukut, dhe emërimin e ndryshimeve të reja, ku mes tyre janë 4 prurje të reja në kabinetin ‘Rama’.
Surprizë ishte shkarkimi i Elisa Spiropalit 5 muaj pasi e emëroi në krye të Ministrisë së Jashtme. Në vend të saj një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB e BE.
Presidenti Begaj ka afat 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë Rama, më pas ndryshimet paraqiten për votëbesim në Kuvend (ku duhen 71 vota). Pas votëbesimit, ministrat e rinj betohen te Presidenti Begaj për të marrë detyrën

