Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

“Empower queens” ngre siparin në Prishtinë – një festë e bukurisë, elegancës dhe forcës së gruas moderne

Prishtina është gati të mirëpresë një nga ngjarjet më të veçanta të bukurisë dhe frymëzimit për gratë dhe nënat. Konkursi ndërkombëtar “Empower queens”, nën kujdesin e Edita Krasniqi Vitija dhe me mbështetjen e Presidentit të “TV Mërgata”, Shkëlzen Gashi, do të zhvillohet këtë fundjavë, më 29 dhe 30 maj, në ambientet luksoze të “Holiday Resort” në Prishtinë.

Ky event i rëndësishëm sjell në qendër të vëmendjes bukurinë, dinjitetin, suksesin dhe rolin e pazëvendësueshëm të gruas në shoqëri, duke bashkuar pjesëmarrëse nga vende të ndryshme në një atmosferë festive dhe plot emocione.

Mbrëmjen e së mërkurës, zonjat konkurrente u pritën me ngrohtësi dhe elegancë në “Iliria Hill”, ku nisën zyrtarisht aktivitetet e këtij edicioni. Mikpritja e shkëlqyer dhe organizimi në nivel të lartë krijuan që në momentet e para një atmosferë të veçantë për të gjitha pjesëmarrëset.

Presidenti i “TV Mërgata”, Shkëlzen Gashi, shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për pronarin e “Iliria Hill”, Bujar Behluli, drejtorin Skënder Konushevci dhe menaxherin Daut Shabani, për mikpritjen e ngrohtë, profesionalizmin dhe kushtet luksoze që kanë vënë në dispozicion për këtë ngjarje prestigjioze.

Prishtina do të jetë këtë fundjavë kryeqendra e bukurisë dhe frymëzimit femëror, ndërsa “Empower queens”, dhe ne kete edicion te dyte te saj, pritet të dhurojë një spektakël që do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur