Aktualitet Kronike Lajme

E rëndë në Kosovë, 30 vjeçarja vret të dashurin dhe gruan e xhaxhait!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Majac të Podujevës, ku një 45-vjeçar nga Obiliqi dyshohet se është vrarë nga një 31-vjeçare.

Paraprakisht raportohet se çifit ishin prej kohësh në një lidhje së bashku dhe së fundmi kanë pasur probleme në marrëdhënie e cila ishte drejt ndarjes.

Mediat vendase raportojnë se Ardita Gashi dyshohet se e ka ftuar 45-vjeçarin Ilaz Brahim në banesën e saj, ku më pas ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.

Pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, në vendngjarje mësohet se ka mbërritur dhe një familjare e autores së dyshuar, konkretisht thuhet se është gruaja e xhaxhait, Miradije Gashi, shkruan media e Kosovës.

Po ashtu dhe kjo e fundit mësohet se ka mbetur e plagosur rëndë, ndërsa raportohet se pavarësisht ndërhyrjes së mjekëvem, fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë në spital.

Policia raportohet se ka ndërhyrë për neutralizimin e situatës, ndërsa e dyshuara është shoqëruar për trajtim mjekësor.

Sipas QKUK-së, 31-vjeçarja po vijon të marrë mjekimet e nevojshme ndërsa thuhet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur