Aktualitet Lajme Politike

Artan Hoxha zbulon kushtet e Ilir Metës në burg: Kartat e telefonit, izolimi dhe kush ja çon ushqimin

Gazetari i kronikes Artan Hoxha ka folur për situatën e ish-presidentit Ilir Meta në paraburgim, duke zbuluar detaje mbi kushtet dhe trajtimin e tij në burgun “313”.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha komentoi edhe paraqitjen e Metës në seancën e fundit në GJKKO.

“Javën që kaloi u bë një ceremoni te GJKKO. GJKKO është bërë shumë e bukur. Drejtësia jonë nuk çalon këtu. Ndryshimi që panë qytetarët tek Ilir Meta ishte se dukej sikur nuk kishte kaluar te grimi”, u shpreh gazetari me ironi.

Ai tha se Meta nuk është penguar të zgjedhë një institucion tjetër vuajtjeje dënimi, por ka mbetur në burgun 313, që sipas tij ka masat më të forta të sigurisë.

“Burgu ku rri ai, 313, ka masat më të rrepta të sigurisë. Aty rrinë personazhe të botës së krimit. Meta rri i vetëm në qeli”, deklaroi Hoxha.

Gazetari theksoi se izolimi prej muajsh ka ndikuar te ish-presidenti.

Nga 24 tetori 2024 deri sot të rrish vetëm është problem i madh. Ai është i privuar nga shumë gjëra që ka pasur në rutinë”, tha ai.

Sipas Hoxhës, Metës i janë kufizuar edhe aktivitetet fizike brenda burgut.

“Edhe nëse do të bëjë shtangë me bidona, shkojnë dhe ia çajnë bidonat e ujit. Ka një orientim për ta trajtuar në këtë formë”, u shpreh gazetari.

Ai zbuloi gjithashtu se Meta nuk konsumon ushqimin e burgut, por furnizohet nga jashtë përmes një personi të besuar, ndërsa ushqimi i është kontrolluar disa herë nga autoritetet.

“Metës i janë bërë kontrolle edhe për ushqimin që merrte”, deklaroi Hoxha.

Sipas tij, ish-presidenti është ndëshkuar edhe për komunikimet publike nga ambientet e paraburgimit.

“Meta është ndëshkuar sepse ka folur live në media pas orës 20:00. Kjo është konsideruar shkelje e rëndë”, tha ai.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur