Aktualitet Lajme

Ndërroi jetë tragjikisht pas lindjes së binjakeve! Kush ishte Migena Salihi, mësuesja dhe aktivistja 27-vjeçare që “copëtoi” zemrat e atyre që e deshën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës! Migena Salihi, vajza syshkruar plot ëndrra për jetën dhe me shumë dashuri për tokën, të bukurën, familjen, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë dhe pak orë pasi iu lut të gjithë shqiptarëve që t’i dhuronin gjak, për shkak të komplikacioneve shëndetësore.

Migena u bë nënë e dy vajzave binjakëve, por fati nuk qe në anën e saj pasi ajo ndërroi jetë tragjikisht  pak ditë pas lindjes së tyre, duke mos iu gëzuar dot. Vetëm 4 vite më parë ajo ishte fejuar me Noelin, me të cilin ëndërruan dhe filluan të ndërtonin jetën sëbashku.

Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.

Pavarësisht te tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë, e pavarësisht dhimbjes, ajo do u kujtohet përmes dy bebusheve të cilit fati “nuk deshi” që ti rriste vet.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur