Aktorja dhe ish-fituesja e “Big Brother VIP”, Egla Ceno, ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj.
Ajo ka publikuar në InstaStory një foto nga spitali, ku shfaqet me serum në dorë, duke rrëfyer lodhjen jo vetëm fizike, por edhe emocionale që vjen nga përkushtimi ndaj nënës së saj të sëmur.

Po ashtu në postim, Egla shpreh mirënjohje për mjekët, stafin spitalor dhe strukturat shëndetësore që po e mbështesin gjatë kësaj periudhe.
“Puna të lodh trupin por përkushtimi ndaj sëmundjes së nënës të lodh shpirtin. Vjen një moment kur trupi dorëzohet. Shëndeti është kapitali i vetëm që nuk mund ta blesh dhe mund ta humbasësh pa e kuptuar. Kujdesuni për të afërmit e zemrës por mos harroni veten. Unë e di pse vazhdoj të qëndroj. Faleminderit gjithë strukturave dhe mjekëve që po më ndihmojnë në këtë situatë të re për mua”, shkruan Egla.

