Futboll Kombëtarja Sport

Maran: “Do të jetoj në Shqipëri, ëndërra jonë është botërori”

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, u prezantua zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, duke zbuluar objektivat dhe vizionin e tij për kuqezinjtë.

Tekniku italian deklaroi se synimi i madh mbetet kualifikimi në Botëror, ndërsa shtoi se dëshiron të jetojë në Shqipëri për të qenë sa më afër ekipit dhe realitetit të futbollit shqiptar.

“Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror. Me bindje, profesionalizëm dhe një grup të bashkuar kjo mund të arrihet”, deklaroi Maran gjatë konferencës për shtyp.

Ai tregoi se e njeh mirë Kombëtaren shqiptare dhe shumë prej lojtarëve që aktivizohen në Itali, ndërsa theksoi se ka studiuar skuadrën edhe para emërimit të tij.

“Është një Kombëtare që e njoh mirë. Kam parë shumë ndeshje të Shqipërisë dhe kam folur edhe me De Biazin. Ka lojtarë cilësorë dhe një grup me karakteristika shumë të mira”, u shpreh italiani.

Maran premtoi një skuadër agresive dhe me mentalitet fitues, duke nënvizuar rëndësinë e sakrificës dhe bashkimit në grup.

“Më pëlqen të kem skuadra agresive, që tregojnë forcë në fushë. Një ekip ndërtohet jo vetëm nga cilësia, por edhe nga lojtarët që sakrifikojnë për njëri-tjetrin”, deklaroi ai.

Një nga deklaratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte vendimi i tij për të jetuar në Shqipëri gjatë aventurës me kuqezinjtë.

“Nëse dua të jem pjesë integrale e këtij projekti, dua të jetoj këtu dhe të jem afër realitetit tuaj”, përfundoi trajneri i ri i Shqipërisë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së