Teksa së fundi është shfaqur në kinematë e gjithë globit, filmi biografi për Michael Jackson, akuza të reja tronditëse për abuzim seksual ndaj të miturve janë ngritur ndaj tij.
Ato janë publikuar në emisionin Australian “60 Minutes Australia”, ku katër anëtarë të familjes Cascio pretendojnë se kanë qenë viktima të abuzimit dhe manipulimit për dekada me radhë.
Eddie, Aldo, Dominic dhe Marie-Nicole Cascio, prej vtesh konsideroheshin si pjesë e rretht më të afërt të këngëtarit, kanë rrëfyer se marrëdhënia me yllin e muzikës nisi në vitet 1980, pasi babai i tyre u njoh me Jackson në një hotel në New York.
Duke shtuar më tej se miqësia u kthye shumë shpejt në një lidhje shumë të afërt familjare, me udhëtime të shumta dhe qëndrime të shpeshta në Neverland.
Sipas asaj që u tha nga Eddie Cascio , abuzimi ndaj tij nisi kur ishte 11 vjeç, gjatë turneut “Dangerous” në vitin 1993. Ai pretendon se këngëtari filloi ta prekte ndërsa flinin në të njëjtin shtrat, teksa shtoi se po gjatë kësaj periudhe kishte ndodhur edhe puthja e parë. Edhe Dominic bëri akuza të rënda, duke e quajtur këngëtarin “përbindësh” dhe duke pretenduar se ai përdorte lojëra dhe manipulime psikologjike për të abuzuar me fëmijët.

