TIRANË– Belinda Balluku nuk iu dorëzua SPAK! Me 82 votat pro të socialistëve e të PSD dhe 47 votat kundër të opozitës, Kuvendi rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv.kryeministres, e pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, dhe hetimi ndaj saj do të vijojë në gjendje të lirë dhe vetëm me masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Ashtu siç e kishin paralajmëruar, Partia Socialiste i qëndroi argumenteve të saj në mbrojtje të Ballukut, duke thënë se ky vendim në asnjë rast nuk pengon hetimin e SPAK. Ulsi Manja i cili lexoi raportin e mazhorancës, theksoi se Balluku ka respektuar masat e sigurisë që janë vendosur ndaj saj dhe procesin penal, nuk ka asnjë fakt që ajo mund të prishë provat apo të arratiset dhe fakti që nuk është më në detyrë garanton se nuk mund ta përsëritë krimin.
“Masa e sigurimit personal, ajo e pezullimit nga detyra, nuk prodhon më asnjë efekt, në të njëjtën linjë, raporti ynë e qartëson edhe narrativen mbi të cilën SPAK ka ndërtuar kërkesën e aplikimit masave më të rënda, prishja e prova, apo arratisje, janë hipotetike për sa kohë lidhet me ushtrimin e funksioneve ekzekutive, detyra në fjalë që nuk i ushtron më”, tha Ulsi Manja.

