Aktualitet Lifestyle Show Biz

I riu që u ther për vdekje në Gjakovë është vëllai i i gruas së këngëtarit të njohur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën pasi u vra me thikë pas një konflikti.

Rasti ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 02:20, në rrugën “Mbretëresha Teuta”, ndërsa viktima Rexhë Brahimaj është paraqitur fillimisht në QKMF me plagë të rënda në gjoks.

Sipas stafit mjekësor, viktima kishte ende shenja jete dhe vetëdije, por gjatë transportimit me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal “Isa Grezda”, gjendja e tij është përkeqësuar dhe rreth orës 03:10 ka ndërruar jetë.

Është bërë e ditur gjithashtu se viktima është vëllai i Egzona Muqiqit, bashkëshortes së këngëtarit Albatrit Muqiqi.

Ajo ka shprehur dhimbjen e saj përmes një postimi në rrjete sociale.

 

Ndryshe, nga dëshmitarët e intervistuar, mësohet se ngjarja ka nisur si konflikt verbal, i cili ka eskaluar në përleshje fizike. Në një moment, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë thikë dhe e ka goditur viktimën në gjoks.

I dyshuari Qazim Sadrija mbetet në arrati, ndërsa Policia është në kërkim të tij.

You may also like

Lifestyle

Ky parim samuraji po përdoret edhe sot: Si të ruani qetësinë nën çdo presion

Strategji shekullore që ju ndihmojnë të mos humbni kontrollin kur tensioni rritetContents1. Kultivoni një mendje të palëkundur2. Pranoni atë që
Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi