Aktualitet Lajme

Kapitulli 21 i negociatave me BE-në/ Shtyhet vendimmarrja për Shqipërinë, zbulohet shkaku

Ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian të mbledhur në Bruksel miratuan me konsensus qëndrimin e përbashkët për Kapitullin 21 për Rrjetet Trans-Europiane të Transportit.

Konferenca ndërqeveritare mes Malit të Zi dhe BE-së, e cila do të shënojë mbylljen zyrtare të këtij kapitulli, është planifikuar për me datë 17 mars në Bruksel.

Mali i Zi ka hapur të 33 kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE dhe deri më tani ka mbyllur 13 kapituj.

Për Shqipërinë, në kushtet e mungesës së konsensusit mes shteteve anëtare të BE-së, u shty vendimarrja për raportin e ndërmjetëm IBAR për standartet në gjyqësor, pa të cilin nuk mund të nisë mbyllja e kapitujve të negociatave.

Lidhur me këto zhvillime, komisionerja Marta Kos do të raportojë të hënën pasdite në komisionin e jashtëm të Parlamentit Europian pas mbledhjes së ministrave të jashtëm europianë

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur