PD beri kallezim penal per te gjithe uyrtaret e larte të policisë, duke nisur nga ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, drejtori i përgjithshëm Skënder Hita, zv/drejtorin Sokol Bizhga, e të tjerë që për PD kanë konsumuar të paktën 10 vepra penale.
‘Heronj të pamposhtur’ i quajti Sali Berisha grupin e zjarrit të arrestuar në flagrancë me molotovë nga policia gjatë protestës së 17 prillit.

“Heronj të vërtetë të ndërgjegjes, mbrojtës të pamposhtur të ndërgjegjes shoqërore të shqiptarëve, të guximit qytetar. Janë absolutisht që të gjithë pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë dokument”, tha Berisha.
Për mënyrën e arrestimit, por edhe si reagim ndaj strategjisë që përdori policia e shtetit në protestën e fundit të opozitës, PD bëri kallëzim penal për të gjithë zyrtarët e lartë të policisë, duke nisur nga ministri i Brendshëm Besfor Lamallari, drejtori i përgjithshëm Skënder Hita, zv/drejtorin Sokol Bizhga e të tjerë që për PD kanë konsumuar të paktën 10 vepra penale.
Një kallëzim individual bëri ndaj punonjësve të policisë edhe Aulon Kalaja, që mbeti pa ndjenja nga spraji djegës.

