Asambleja/ Rama: Parashikohet rritje e mëtejshme e çmimit të naftës
März 21, 2026
0
Comments
16 Views
TIRANË– Prej orës 10:00 në qytetin bregdetar të Durrësit, po zhvillohet asanbkeha e PS me fokus zgjedhjet e brendshme të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2027-ës. Kryeministri Edi Ram fjalën e tij e fokusoi te kriza e karburantit, duke thënë se çmimi i naftës pritet të ketë një rritje të metejshme.
Ishte sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi që bëri një analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën, ndërsa si objektiv të ri socialistëve u la synimin që për çdo organizatë socialiste të anëtarësohen 4 anëtarë të rinj (2 femra dhe 2 meshkuj).
“Diaspora nuk është element dytësor, është pjesë organike e rezultatit tonë politik, gati 200 mijë të vlefshme në diasporë dhe 61.1% për PS tregojnë se shqiptarët jashtë vendit e kanë lexuar PS si forcën më të qëndrueshme dhe të besueshme”,- tha Klosi.”Zgjedhja e strukturave të partisë do të zhvillohet nga 21 marsi deri në 30 qershor, nga sot deri në 16 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate.4 anëtarë të rinj në çdo organizatë të Partisë Socialiste, 2 shokë dhe 2 shoqe. Do të jetë detyrë takimi me 5 të rinj për çdo qendër votimi në zonat rurale, dhe 10 në qendrat urbane”,- shtoi Klosi.