Aktualitet Bota Lajme

Lufta/ Nafta tejkalon 100 dollarë për fuçi, goditen 3 anije në Hormuz!

Çmimi i naftës u rrit mbi 100 dollarë për fuçi gjatë natës. Hormuzi është kthyer në një fushëbetejë vendimtare. Dy dronë u përplasën në Camp Singara, në Kurdistanin irakian, duke goditur bar/restorantin e strukturës ushtarake italiane “Il fortino” brenda aeroportit të Erbilit. Donald Trump thotë se SHBA-të “nuk kanë mbaruar ende”.Irani paralajmëron se nafta mund të arrijë në 200 dollarë për fuçi, ndërsa sulmet e tij ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit po intensifikohen. Gjatë natës u raportuan shpërthime në të paktën dy anije-cisterna të tjera të huaja në ujërat irakiane. Hormuzi është kthyer në një fushëbetejë vendimtare. Agjencia detare e Mbretërisë së Bashkuar tha se edhe një anije tjetër në Gjirin Persik është goditur.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur