Aktualitet Lajme Ndërkombëtare

Lufta do mbarojë në tavolinë, jo në front! Skenari i fundit i konfliktit me Iranin

Sulmi i USA ne Iran

Diplomati, Gazmend Turdiu i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në Iran. Turdiu gjatë fjalës së tij u shpreh se dimensioni diplomatik është i domosdoshëm për zgjidhjen e luftës.

Ai thekoi se presidenti amerikan Donald Trump deklaron se ka nisur negociatat ndërsa Irani i mohon. Sipas tij nëse arrihet një marrëveshje do të jetë një fitore ndërsa ngriti pyetjen nëse SHBA do të tërhiqet pas disa javësh luftë nëse nuk arrihen negociata.

“Po dimensioni diplomatik është padyshim i domosdoshëm sepse që një luftë, që një konflikt të përfundojë, do të përfundojë me marrëveshje. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e njerëzimit që të ketë përfunduar pa një marrëveshje qoftë dhe me kapitullimin pa kushte, që Trumpi pa deklaruar që një nga synimet ishte kapitullim pa kushte dhe unë do të emëroj pasardhësin e Ajatullahut.

Donald Trump dhe Ali Khamenei
Donald Trump dhe Ali Khamenei

Është në atë kuadrin e lëvizjeve kur nuk kemi të qartë se kush është synimi strategjik, si do ta konsideroj Shtetet e Bashkuara këtë luftë të fituar. Sepse ushtarakisht padyshim që kanë ushtri më të fuqishme në botë, të aftë për të sulmuar dhe taktikisht për të patur fitore.

Problemi është që mbas fitoreve taktike duhen fitore strategjike, duhen fitoret politike dhe që të përfundosh me fitoren politike që duhet e fundit duhet të kesh një proces negociatash. Nga ana e Trumpit dëgjojmë që negociatat po bëhen.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur