PS nuk jep aprovim për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Ulsi Manja, i cili prezantoi raportin e anëtarëve socialistë në Këshillin e Mandateve, deklaroi se nuk ka vend për zëvendësim të masës së sigurisë.

Manja tha se nuk ka asnjë rrezik për arratisjen e Ballukut jashtë vendi dhe as për përsëritje të veprës penale.

“Rreziku i përsëritjes së veprës panel. Dhe kjo kërkon të jetë real dhe jo hipotetik. Mbahet në konsideratë të Balluku nuk ushtron funksione në administratë, dhe një interpretim që bën SPAK që çdo funksionar publik administron fonde, do të mjaftonte për të justifikuar rrezikun e veprës penal. Kjo nuk e pengon SPAK të vazhdojë hetimet”, tha Manja

