Gimbo dhe Selin, dyshja që ka arritur të kthehet ndër më të komentuarit në këtë edicion të Big Brother Vip. Marrëdhënia e tyre e krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke që nuk do të qëndrojë veçse aty brenda. Ashtu sikurse dhe Selin e ka thënë disa herë, po ashtu dhe Gimbo, ata do t’i japin njëri-tjetrin mundësinë për të vazhduar dashurinë e tyre jashtë shtëpisë.

E në një kohë kur Selin është ende në lojë, ndërsa Gimbo jashtë, ky i fundit ka kryer dhe disa “adete” të shqiptarëve. I ftuar së fundmi në Fun Club, Gimbo ka zbuluar se ka biseduar me familjarët e partneres së tij, ndërkohë që ndau dhe një detaj shumë të veçantë, mënyrën se si i ati i Selinës i ishte drejtuar.
“Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selinës. Gëzoj respekt për ta dhe ata për mua. Më ka pëlqyer shumë vlerësimi i babait të Selinës ndaj meje.

E ka kuptuar që nuk kam qëllim të keq. Më ka pëlqyer shumë fjala që ‘të kemi parë si djalin tonë’. E kam raportin shumë të mirë me ta. Edhe me vëllanë e Selinës, Onon, e kam edhe si shok, se jemi e njëjta moshë, jemi dhe kolegë”, u shpreh Gimbo.

