SHBA- Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryministrin izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me përshkallëzimin e situatës në Liban. Mesohet se Trump e ka sulmuar ashpër Netanyahun, duke e quajtur mosmirënjohës. Gjatë telefonatës Trump e ka quajtur Netanyahun të çmendur, ndërsa i kërkoi që Izraeli të binte dakord për një armëpushim me Hezbollahun.
“Të gjithë të urrejnë ty dhe të gjithë urrejnë Izraelin për këtë shkak. Je i çmendur. Do të ishe në burg nëse nuk do të isha unë. Po të shpëtoj nga kjo. Të gjithë të urrejnë tani. Të gjithë e urrejnë Izraelin për shkak të kësaj”, raportohet të jetë shprehur Trump.
Një zyrtar amerikan ka deklaruar se Trump i dha një “shuplakë” Netanyahut gjatë telefonatës, ndërkohë që “Bibi” tha: Në rregull, në rregull, vetëm sigurohuni që gjithçka të rregullohet.
Sipas zyrtarit, kjo ishte një nga telefonatat më të këqija të Trump me Netanyahun që kur ai u rikthye në detyrë. Zemërimi i Trump duket se ishte nxitur nga fakti se vendimi i Netanyahut për të përshkallëzuar situatën në Liban po kërcënonte të prishte negociatat e tij me Iranin.
Përveç kërcënimeve ndaj Bejrutit, Izraeli ka zgjeruar operacionin e tij tokësor në Libanin jugor. Një zyrtar tjetër amerikan tha se Trump ishte i shqetësuar nga fakti që Izraeli kishte vrarë kaq shumë civilë në Liban dhe kundërshtoi që izraelitët shembin ndërtesa për të vrarë një komandant të vetëm të Hezbollahut.

