Aktualitet Lajme Politike

Kurti takohet me presidentin francez! Vuçiç i TREMBET dialogut Kosovë-Francë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar ditën e sotme në drejtim të Francës, ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron.

Deri më tani akoma nuk kanë dalë detaje nga takimi i dy politikanëve, ndërsa presidenti serb është frikësuar se Kurti do t’i kërkojë Macronit mbështetjen e tij për të dalë kundër popullit serb.

Në një intervistë të dhënë për median serbe “Prva.tv”, Vuçiç pretendon se përmes burimeve të tij ai ka mësuar se kryeministri i Kosovës do të dalë përballë Macronit me dy kërkesa.

Sipas Vuçiçit, kërkesa e parë bën fjalë për lejen nga francezët që populli i Kosovës të përdorë armët, po jo ndaj shqiptarëve. Ndërsa e dyta është që NATO të largohet nga zona e sigurisë në veri të Kosovës dhe Franca të shtojë forcat e sigurisë.

Pasi ngriti aludimet e tij se çfarë mundet kryeministri i Kosovës të kërkojë nga Franca, Vuçiç i frikësuar tha se ky do të ishte një sulm i drejtpërdrejt ndaj popullit serb, duke shtuar se është i bindur se Macroni nuk do e lejojë dicka të tillë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur