Aktualitet Lajme Politike

LDK tërhiqet nga bisedimet për presidentin

Lidhja Demokratike e Kosovës tërhiqet nga bisedimet për presidentin.

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku deklaroi se nuk kanë arritur pajtueshmëri dhe i konsiderojnë të mbyllura diskutimet meqë Kurti ka këmbëngulur që presidenti ti mbetet LVV.

LDK ka refuzuar edhe një marrëveshje bashkëqeverisje me LVV.

“Do të bëhemi gati për skenarin më të rëndë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Presidenti i Kosovës nuk mund të jetë zgjatim i qeverisë. Nuk mund të ketë një qeveri që të ketë të tre institucionet. U përpoqa, provova. Insistonte që presidenti t’i mbetej partisë së tij. Vetëvendosje e konsideron që Presidenti të jetë i tij. Me LDK VV nuk ka diskutuar asnjë emër përveç Glauk Konjufcës. Kemi pasur qëndrime parimore”, tha Abdixhiku pas takimit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur