Aktualitet Bota Lajme

SHBA-Iran sot në negociata, Teherani: Kemi qëllime të mira, por nuk i besojmë Trump! Media: Droni amerikan zhduket në Hormuz

Sot është dita e negociatave të shumëpritura mes SHBA-Iran në Islamabad, Pakistan, JD Vance, i cili kryeson delegacionin amerikan, së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff dhe Jared Kushner, ka mbërritur në Pakistan. Vance u prit nga Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Ishaq Dar, dhe Asim Munir.

Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf, pas mbërritjes së tij në Islamabad tha se Teherani ka qëllime të mira po nuk i beson Trump.

“Ne kemi qëllime të mira, por nuk u besojmë atyre. Përvoja jonë në negociatat me amerikanët ka përfunduar gjithmonë me dështim dhe premtime të thyera”, tha Ghalibaf.

Nderkohe, Prestigjozja Forbes thotë se më 9 prill, një dron MQ-4C Triton i Marinës Amerikane, një nga më të shtrenjtët në flotën amerikane, ndërsa patrullonte Ngushticën e Hormuzit, u zhduk pas gjurmë sipas raportit të sistemit të gjurmimit të fluturimit FlightRadar.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur