Aktualitet Lajme Lifestyle

Finalja e Madhe e Eurovision, Alis do të ngjitet sonte në skenë i pesti, ja si të votoni këngën “Nân”

Vëmendja e mbarë Evropës zhvendoset këtë mbrëmje (16 maj) në arenën spektakolare të Wiener Stadthalle në Austri, ku do të mbahet Finalja e Madhe e Eurovision Song Contest 2026. Mes 25 shteteve konkurruese për trofeun e lakmuar, Shqipëria do të ngjitet në skenë e pesta në radhë.

Përfaqësuesi ynë, Alis Kallaçi, me këngën e tij emocionuese “Nân”, pritet të dhurojë sërish një performancë vokale të fuqishme, ashtu siç shkëlqeu në gjysmëfinalen e dytë. Në orët e fundit, “Nân” renditet ndër këngët më të klikuara, duke rritur edhe më tej pritshmëritë për një rezultat të lartë.

Gara e mbrëmjes do të hapet nga Danimarka, për të vijuar me Gjermaninë, Izraelin dhe Belgjikën, para se skena t’i besohet Shqipërisë.

Për të kurorëzuar me sukses këtë rrugëtim, mbështetja e diasporës është jetike. Sipas rregullores së festivalit, publiku nuk mund të votojë për përfaqësuesin e shtetit të vet nga brenda atij territori. Më poshtë janë rregullat dhe udhëzimet kryesore për të votuar për Alisin me kodin 05:

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur