Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

Shqipëria, e vetmja që i hapi derën në Europë! Zvicra, Polonia, Britania dhe Franca ndaluan koncertet e Kanye West pas komenteve pro nazizmit

Tirana po zien këto ditë pas lajmit se Qeveria shqiptare do të mbështesë një projekt të përkohshëm me vlerë 50 milionë euro apo 50 miliardë lekë të vjetra për të ngritur një “stadium të përkohshëm” për performancën e artistit me famë botërore Kanye West.

Bëhet fjalë për një strukturë që do të akomodojë deri në 60 mijë persona dhe do të ngrihet në zonën e Kasharit, pasi më 11 Korrik këngëtari do të performojë para mijëra ndjekësve nga Shqipëria dhe gjithë Europa, të cilët do të vijnë në Tiranë.

Në vendin tonë, polemikat e shumta lidhen me kostot e projektit të përkohshëm, ndërsa në Europë, Kanye West i janë mbyllur të gjitha dyert për shkak të komenteve të tij antisemite.

Zvicra, Polonia, Britania dhe Franca kanë anuluar datat e koncerteve të tij, menjëherë pas reagimeve të forta të qytetarëve të tyre dhe grupeve pro-hebreje, të cilat kanë kërkuar që Kanye West të mos performojë për shkak të qasjes së tij ndaj nazizmit.

Reperi amerikan akuzohet se ka përdorur disa herë “gjuhë fyese dhe urrejtje” ndaj popullit hebre, ndërsa disa herë ka vlerësuar dhe figurën e Hitlerit. Në dhjetor 2022, West u shfaq gjithashtu në një podcast të drejtuar nga teoricieni konspirativ Alex Jones dhe tha se se udhëheqësi nazist, si çdo qenie njerëzore, i kishte sjellë vlerë botës.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur