Aktualitet Lajme Politike

Greqia sërish në tavolinë me Shqipërinë për kufirin detar, ministri grek i mbrojtjes takohet SOT me Ramën e Nufin

Negociatat mes Greqisë dhe Shqipërisë mbi përcaktimin e zonave detare janë gjithnjë e më pranë zbatimit, pasi Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias pritet të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama këtë të hënë për bisedime të nivelit të lartë që synojnë rifillimin e një procesi që ka mbetur i bllokuar prej vitesh.

Kujtojmë se Dendias pritet të takohet me Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi, dhe Kryeministrin Edi Rama.

Axhenda e Dendias parashikon edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare, ndërsa pasdite një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.

Mësohet se fokusi i udhëtimit është të rifillojë një iniciativë dypalëshe të rënë dakord për herë të parë në tetor 2020, kur të dy vendet njoftuan qëllimin e tyre për t’ia referuar mosmarrëveshjen e tyre për kufirin detar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Takimi mes dy palës greke dhe asaj shqiptare vjen pas një vizite të kohëve të fundit të Ramës në Greqi dhe brenda kuadrit më të gjerë të mbështetjes së Greqisë për përshpejtimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur